LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: I kontribuojmë dialogut si opozitë, nuk hyjmë në proces (Video)

Beqiri: I kontribuojmë dialogut si opozitë, nuk hyjmë në proces (Video)

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, i ftuar në emisionin “Debat Plus” përballë analistëve ritheksoi se qëndrimet e LDK-së për të gjitha temat janë të qarta.

Beqiri shtoi se LDK e mbështet dialogun por se në këtë proces do të kontribuojë vetëm si opozitë, pa u bërë pjesë e tij.

“Ne përkrahim dialogun si proces, por që nuk e konsiderojmë të nevojshme që LDK të bëhet pjesë e ekipit negociator. Ne e konsiderojmë vetëm ekipin negociator si trupë e panevojshme”, tha Ismet Beqiri.


Duke komentuar deklaratat e bashkë partiakeve të tij të cilët deklaruan se LDK duhet të jetë pjesë e dialogut e jo ta shohë procesin nga larg, Beqiri tha se opinionet personale mbeten të tilla dhe se qëndrimet e partisë duhet të merren për bazë.

“E vërteta është se Lutfiu këtë e ka thënë disa herë, por ai është mendimi i tij personal dhe nuk ka bërë përpjekje për të bindur edhe dikë tjetër në këto mendime. Dhe ka bërë mirë në këtë drejtim, pasi qëndrimi i LDK-së është i qartë”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

Duke folur për Ekipin negociator, Beqiri tha se ky ekip është i panevojshëm dhe se Qeveria duhet të marrë rolin e saj që i takon në dialog, karshi Presidentit si udhëheqës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori