LAJMI I FUNDIT:

Beqiri flet për momentin kur Hashim Thaçi “ia ngriti vetullën” Isa Mustafës

Beqiri flet për momentin kur Hashim Thaçi “ia ngriti vetullën” Isa Mustafës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se ndryshimi në runde për nga votimi për President, nuk është se po ndodhë për herë të parë.

Por, ai komentoi edhe lëvizjen me vetulla të Hashim Thaçit në drejtim të Isa Mustafës para votimit.

“Ajo me vetulla mund edhe të nxjerret nga ndonjë insert. Ju e dini më mirë si bëhen këto. Me vetulla apo jo edhe Thaçi ka ndihmuar Mustafën për kryeministër”, ka thënë Beqiri në “Rubikon”, transmeton Koha.net.


Beqiri më pas ka thënë se votimi i Thaçit e ka shpëtuar vendin nga kaosi

Ai ka deklaruar se votimi për Hashim Thaçin për president të vendit ka qenë votëbesim edhe për qeverinë Mustafa.

Beqiri ka thënë se seanca e javës së kaluar ishte “vazhdim i tensionit dhe i pengimeve që po i bëhen vendit nga partitë opozitare”.

Ai ka arsyetuar votimin për Thaçin nga deputetët e LDK-së duke thënë se kjo ishte përmbushje e marrëveshjes me partnerin.

“LDK si parti institucionaliste zgjidhjen dhe rrugën e vetme e ka pasur plotësimin e marrëveshjes që e kishim nga dhjetori. Pjesa e parë e marrëveshjes ishte përmbushur nga partneri. Ka qenë e pritshme që nga ajo kohë se posti i presidentit nuk na takon neve. Që nga dhjetori kemi qenë të vetëdijshëm se si është marrëveshja”, ka thënë Beqiri.

Ish-kryetari i Prishtinës po ashtu ka thënë se as votimi i Isa Mustafës për kryeministër nuk ka qenë i lehtë për deputetët e PDK-së, por kjo ishte pjesë e marrëveshjes dhe se “përmbushja e saj është kulturë, përgjegjësi dhe seriozitet”

“Pavarësisht emocioneve na pëlqeu apo jo, kemi hy në marrëveshje dhe mund të themi hapur se është votëbesua qeveria e Isa Mustafës. Nëse nuk do të zgjidhej Thaçi me 61 vota vendi do të shkonte në zgjedhje. Andaj u zgjodh Thaçi dhe u dha vota për besimin në qeveri. Ne kemi thënë që nëse nuk votojmë tregojmë joseriozitet”, ka shtuar ai. Sipas Beqirit, nëse nuk do të zgjidhej presidenti i vendit, Kosova do të humbte shumë procese të rëndësishme.

Ai ka kujtuar kohën kur ish-lideri Ibrahim Rugova nuk kishte mbajtur asnjëherë qeverinë duke ia lënë përherë partnerëve.

Beqiri ka thënë se deputetët që nuk kanë marrë pjesë në seancën e votimit të Thaçit president, nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së partisë.

“Kolegët po mundohem me i mirëkuptu. Nuk them se ata që kanë munguar kanë bërë mirë, pasi vendimi i kryesisë ishte ndryshe. Nuk jemi parti që bëjmë veprime hakmarrëse”, ka thënë Beqiri, duke shtuar se nuk kanë bërë kurrfarë presioni drejt deputetëve të LDK-së.

“Ne kemi prit dy tre që nuk do të vijnë, por munguan edhe dy tre tjerë. As një presion nuk kemi bërë që ata të vijnë. Unë mendoj se është dashtë të vijnë. Ua respektojmë vendimin dhe është gabim që nuk kanë respektuar vendimin e organit”, ka shtuar Beqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori