LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Tre mujat e fundit i patëm të ngjeshur

Beqaj: Tre mujat e fundit i patëm të ngjeshur

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj vlerësoi sot në një konferencë për media se gjatë tre muajve të fundit OEK-a ka zhvilluar aktivitet të ngjeshur me qëllim të promovimit të bizneseve kosovare dhe krijimin e kushteve për afarizëm sa më të suksesshëm.

Pasi ka numëruar të gjitha aktivitet e OEK-së të bëra në tre muajt e fundit në të cilat ka marrë pjesë ai dhe zyrtarët e tjerë të OEK-ut, kryetari i këtij institucioni, Besim Beqaj ka informuar gazetarët edhe me qëndrimet e Odës lidhur me punën e Këshillit Ekonomik Social.

“Arsyet për shkak të cilave Oda nuk merr pjesë në punën e KES-it janë se nuk janë respektuar vendimi i Qeverisë për themelimin e KES-t, nuk është respektuar asnjë nga kriteret e paraparë në këtë vendim, nuk ka asnjë pasqyrë krahasuese me shifra te detajuara ku vërehet fuqia e përfaqësuesve të subjekteve që kanë aplikuar për KES”, tha kryetari Beqaj.

Ai tutje shtoi se, fakti se ende nuk është themeluar komisioni tri palësh për verifikimin e anëtarësisë dhe fuqisë së përfaqësuesve të subjekteve të cilat kanë aplikuar për KES.


Kryetari Beqaj i hodhi poshtë etiketimet se OEK-u po e bojkoton punën e KES-it, se kërkon monopol në këtë komision dhe e konsideron të parëndësishëm.

"OEK nuk është duke bojkotuar por është duke kërkuar respektimin e ligjshmërisë së KES-it. Oda nuk është kundër pjesëmarrjes së subjekteve tjera në punën e KES-it mirëpo kërkon që ndarja e vendeve të bëhet duke respektuar fuqinë aktuale përfaqësuese të këtyre subjekteve në bazë të kritereve të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës”.

Beqaj nënvizoi se mospjesëmarrja e OEK-ut në KES nënkupton që 80 për qind të ekonomisë së Kosovës nga sektori privat dhe publik nuk janë përfaqësuar në punën e kësaj strukture të rëndësishme.