LAJMI I FUNDIT:

Beqaj, të ndryshohen ligjet në funksion të zhvillimit

Beqaj, të ndryshohen ligjet në funksion të zhvillimit

Në funksion të përmirësimit të situatës ekonomike në vend, Beqaj ka përmendur nevojën e ndryshimeve të një varg ligjesh, të cilat e rregullojnë sferën ekonomike të vendit. Në këtë vështrim ai ka kërkuar pjesëmarrjen e ekspertëve të Odës Ekonomike të Kosovës në punën e komisioneve parlamentare, kur shqyrtohen projektligjet që e rregullojnë jetën ekonomike në Kosovë, ose reflektojnë pozitivisht për bizneset e huaja në vendin tonë, të cilat punësojnë qytetarët dhe gjenerojnë të ardhura.

Kete ai e ka kerkuar gjate nje takimi me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, e ka pritur kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe një grup biznesmenësh kosovarë dhe ka biseduar me ta lidhur me problemet dhe sfidat me te cilat po ballafaqohet komuniteti i biznesit në Kosovë dhe jashtë vendit.

Kryetari i OEK-ut, Beqaj, e ka njoftuar kryeparlametarin Krasniqi për ecuritë ekonomike në vend. Ai ka ngritur shqetësimin e tij dhe të komunitetit të biznesit, për rritën e pamjaftueshme ekonomike, të shënuar në vend, si dhe për shtimin e papunësisë. Ai ka theksuar se gjendjen në lëmin e ekonomisë në Kosovë e vështirëson vonimi i nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik dhe të lëmit të shërbimeve me vende të ndryshme.

Kryeparlamentari Krasniqi ka shfaqur mirëkuptim për shqetësimet e kryetarit të OEK-ut dhe të përfaqësuesve të biznesit, duke shprehur njëherësh gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për të bashkëpunuar në interes të përparimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.


“Mbetet obligim i Odës Ekonomike të Kosovës të piketojë të gjitha ligjet e sferës ekonomike të miratuara më parë që ka nevojë të plotësohen apo ndryshohen, si dhe të japë propozimet më të qëndrueshme për t’i bërë sa më sa më funksionale ligjet ekonomike të vendit”, ka theksuar Krasniqi. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori