Kosova dhe Sllovenia duhet të paraqiten bashkërisht në tregje tjera si ndërmarrje të përbashkëta prodhuese, kjo për shkak se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është i lartë por i pavolitshëm. Kështu u vlerësua pas takimit dy ditor të përfaqësuesve të dy Odave dhe biznesit nga Kosova dhe Sllovenia.
Gjatë takimit të sotëm Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj dhe drejtori ekzekutiv i Odës së Ekonomisë dhe Industrisë të Sllovenisë, Samo Hribar Miliq vlerësuan se këmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Sllovenisë është i lartë por i pavolitshëm për Kosovën, pasi që importon mallra në vlerë prej 75 milionë euro, ndërsa eksporton vetëm 5 milionë euro dhe kjo shumë është për 40 për qind më e madhe nga eksporti i vitit 2007.
“Ka vend që ndërmarrjet nga Kosova dhe Sllovenia të paraqiten bashkërisht në tregjet tjera si ndërmarrje të përbashkëta dhe këto marrëdhënie duhet të mos mbesin vetëm në nivelin e këmbimit tregtar por të ngritën në forma me të larta të bashkëpunimit, me theks të veçantë në krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta prodhuese”.
Ndërkaq Miliq vlerësoi se gjatë kësaj vizitë kanë marrë informacione shumë të rëndësishme të cilat do të bëjnë të mundur angazhimin me kualitativ të bizneseve nga Sllovenia.
Ai veçanërisht potencoi infrastrukturën ligjore për investime të cilën e vlerësoi si shumë më të volitshme se sa në Slloveni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThemeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh