LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Kosova me potenciale për fuqi energjetike në rajon

Beqaj: Kosova me potenciale për fuqi energjetike në rajon

Vendimi për rishpallje të tenderit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e re” është porosi e keqe për investitorët e huaj potencialë. Kjo tregon që në raste të caktuara, procedurat mund të zgjasin shumë, të mos merren vendime dhe të rifillohet edhe njëherë nga e para. Kështu tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, në një konferencë për media në Prishtinë.

Kosova vlerësohet se ka potenciale për t’u bërë fuqi energjetike në rajon, por ajo e ka humbur hapin në këtë drejtim pas vendimit për rishpallje të tenderit për ndërtimin e termocentralit të ri. Kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike, Besim Beqaj, duke theksuar se ai vendim, përcjell porosi negative edhe tek investitorët e huaj.

Beqaj ritheksoi sot qëndrimin e Odës Ekonomike për pjesëmarrje aktive të Kosovës në marrëveshjen për tregti të vendeve të Evropës Juglindore, e njohur si CEFTA, dhe adresimin e çështjeve politike. Në të kundërtën sipas tij Kosova ka rrezik ta humb kryesimin e radhës së Komitetit të CEFTËS në vitin 2011. /rtk/