LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Fansat e Liverpoolit merituan titullin

Benitez: Fansat e Liverpoolit merituan titullin

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i vendosur t’ua sjellë trofeun e Ligës Premier fansave të ekipit anglez.

“Mbaj mend momentet pas Ligës së Kampionëve dhe po ashtu Kupës FA. Do të ishte fantastike ta bëjmë atë sërish”, ka thënë Benitez.

Liverpooli mbeti i pamposhtur në shtëpi gjatë gjithë sezonit të fundit, ndërsa pësoi vetëm dy humbje në udhëtim, dhe përfundoi në pozitën e dytë të tabelës.

“Fansat tonë janë gjithmonë të ndryshëm, gjithmonë fantastik. Ata e dinë kur ekipi punon shumë dhe e dinë kur duhet ta përkrahin. Ata e dinë se ne jemi përmirësuar shumë këtë vit”, ka shtuar spanjolli.