LAJMI I FUNDIT:

#BendGate vazhdon, shfaq 300 iPhone 6 të lakuar

#BendGate vazhdon, shfaq 300 iPhone 6 të lakuar

Çdo lansim i modelit të ri të iPhone kohëve të fundit ka qenë i shoqëruar edhe nga disa lloje skandali, dhe ata që e mbajnë mend, fillimisht ishte skandali i njohur si "Antennagate", e cila ishte një çështje që ka shkaktuar probleme serioze me lansimin e iPhone 4 – ndërsa së fundmi ishte #bendgate, fushata globale kundër iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, për të cilën një video pretendonte se lakohen dhe deformohen shumë lehtë.

Me rastin e iPhone 4, Apple kishte shpërndarë miliona mbështjellësa të telefonit të saj falas, si dhe i kishte ftuar disa nga mediat më të rëndësishme në fabrikat e saj, për ta parë se sa e kujdesshme është gjatë prodhimit të telefonit. Më pas, kompania amerikane ishte kujdesur që problemet e ngjashme t’i evitonte në iPhone 4S.

Edhe me "Bendgate", Apple u përpoq ta përdor të njëjtën strategji. Ajo i ftoi gazetarët dhe blogerët e teknologjisë në objektet e saj dhe i udhëzoi ata që të shkruajnë në lidhje me qëndrueshmërinë e madhe që e kanë modelet e saj më të reja të telefonave të mençur.

Më pas, kompania gjithashtu lëshoi një deklaratë duke thënë se vetëm nëntë klientë ishin ankuar për lakimin e telefonit të tyre të ri, iPhone 6, dhe se ata ishin kompensuar me modele të reja.


Mirëpo, një video e re e cila i demanton pohimet e Apple, i ka grumbulluar së paku 300 njësi të iPhone 6 dhe 6 Plus, të cilët janë lakuar gjatë përdorimit.

Pas lansimit të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në fund të shtatorit, ka pasur një stuhi të mbulimit mediatik rreth Bendgate. Sipas shumë përdoruesve, iPhone i ri i kompanisë Apple i bërë nga alumini ishte aq i hollë se lakohej, ndërsa rrinte në xhepat e njerëzve.

Në faqen që është krijuar për ta demantuar Apple, dhe për të pohuar se janë më shumë se 9 iPhone 6 që janë lakuar janë të listuar rreth 300 iPhone që shihen të deformuar. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Apple zbulon videolojën për Vision Pro që e kthen shtëpinë tuaj në një vend me fantazma

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Ja çfarë do të thotë nëse në ekranin e telefonit tuaj ndizet një dritë e gjelbër ose portokalli

Teknologji
Kalo në kategori