LAJMI I FUNDIT:

Bellingham flet si futbollist i Real Madridit, tregon për arsyen që e bindi t’i bashkohet madrilenëve

Bellingham flet si futbollist i Real Madridit, tregon për arsyen që e bindi t’i bashkohet madrilenëve

Jude Bellingham ka kompletuar transferimin te Real Madridi javë më parë nga Borussia Dortmund.

Mesfushori anglez ishte prioritet i top klubeve evropiane, por në fund Real Madridi fitoi garën duke paguar 103 milionë euro te Borussia Dortmund për transferimin e tij.


20-vjeçari ka folur si futbollist i Realit, duke thënë se synon që të bëhet pjesë e historisë së klubit mbretëror spanjoll.

“Përmasat që ka një klub si Real Madrid janë të jashtëzakonshme. Por, ajo që më bindi vërtet për t’u transferuar ishte projekti sepse e di që jam në vendin e duhur”.

Lista me lojtarët më të paguar te Real Madridi - Jude Bellingham direkt në top 3
Lexo po ashtu Lista me lojtarët më të paguar te Real Madridi - Jude Bellingham direkt në top 3

“Për mua është një shans që të jem pjesë e historisë, dua të fitoj shumë trofe sepse kjo është edhe arsyeja që klubi firmosi me mua. Dua që ta ndihmoj Realin të vijojë të jetë i madh”, tha Bellingham.

Sa i përket presionit si futbollist i klubit më të trofeshëm në botë, Bellingham thotë se nuk e ka problem pasi tanimë është mësuar me presionin që në moshën 15-vjeçare.

Nga fanella me numër 5 te të luajturit me Mbappen, çmimi i paguar dhe përkufizimi i vetes si i gjithanshëm  - konferenca e plotë e Bellingham
Lexo po ashtu Nga fanella me numër 5 te të luajturit me Mbappen, çmimi i paguar dhe përkufizimi i vetes si i gjithanshëm  - konferenca e plotë e Bellingham

“Presioni më ka ndjekur kudo, e ndjeja atë që te Birmingham në moshën 15 apo 16-vjeçare. Deri tani kam treguar se e menaxhoj shumë mirë dhe nëse do të isha një tip që nuk e përballoja atë, me siguri që nuk do të isha duke veshur fanellën e Real Madrid”.

“Eksperienca ime ka qenë shumë e ndryshme nga lojtarët e tjerë anglezë. Kam luajtur në tre shtete të ndryshme në tre vitet e fundit, por kurrë në Ligën Premier. Jam shumë krenar për rrugëtimin tim”, tha mesfushori anglez.

Pagesat e Real Madridit për Jude Bellingham do të shkojnë deri në 250 milionë euro
Lexo po ashtu Pagesat e Real Madridit për Jude Bellingham do të shkojnë deri në 250 milionë euro

Bellingham ka qenë pjesë e Dortmundit në tre vitet e fundit, me verdhezinjtë që paguan për të 30 milionë euro si 16 vjeçar.

Me fanellën verdhezi, Bellginham ka zhvilluar 132 ndeshje zyrtare duke shënuar 24 gola e duke asistuar në 25 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori