LAJMI I FUNDIT:

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Jude Bellingham është bërë futbollisti i parë ndonjëherë që fiton një çmim shumë prestigjioz, vetëm një ditë pasi shënoi golin e fitores për Real Madridin në El Clasico.

Bellingham e nisi në mënyrë perfekte aventurën e tij me ‘Los Blancos’ duke barazuar madje rekordin e golave të Cristiano Ronaldos.


Ai e fitoi çmimin ‘Laureat Botëror i Vitit’ çmim të cilin nuk e kanë fituar asnjëherë gjatë karrierës së tyre Ronaldo dhe Messi.

Goli i reprezentuesit anglez në minutën e fundit ndaj Barcelonës ishte i 17-ti për të në La Liga, teksa po vazhdon të shkëlqejë në një rol më të avancuar në fushë.

Disa nga fituesit e mëhershëm të këtij çmimi përfshijnë Lewis Hamilton, Emma Raducanu, Rafael Nadal dhe Patrick Mahomes.

Bellingham rrit gjasat për të fituar Topin e Artë pasi barazoi rekordin e madh të Ronaldos
Lexo po ashtu Bellingham rrit gjasat për të fituar Topin e Artë pasi barazoi rekordin e madh të Ronaldos

Përkundër faktit që 21 nominime ishin bërë nga bota e futbollit që prej se ky çmim u promovua në vitin 2000, nuk ka pasur asnjë fitues deri në momentin kur Bellingham e mori trofeun në shtëpi.

Disa nga futbollistët që u nominuan për këtë çmim janë Pedri, Ansu Fati, kombëtarja e Marokut dhe Kylian Mbappe, ndërsa Steven Gerrard kishte përfunduar në pozitën e dytë në vitin 2002.

Bellingham e mori çmimin nga ylli spanjoll i tenisit, Carlos Alcaraz, i cili e fitoi atë në vitin 2023.

“Urime për Jude, unë e fitova këtë çmim vitin e kaluar dhe ishte me të vërtetë i veçantë për mua, sepse u votua nga akademia e laureatëve dhe i jep një njohje ndërkombëtare të gjitha sporteve”, ka thënë Alcaraz./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori