LAJMI I FUNDIT:

Beljanët e Dushkajës së Kaçanikut bëhen me rrjet të ri të rrymës

Beljanët e Dushkajës së Kaçanikut bëhen me rrjet të ri të rrymës

KEDS ka vendosur sistemin e ri elektrik në Lagjen Beljan të Dushkajës së Kaçanikut. Drejtori i Rrjetit në kompaninë KEDS, Mehmet Koç, ka deklaruar se rrjeti elektrik të cilin e ka Kosova është shumë i vjetër.

“Kjo është një ndër arsyet pse cilësia e energjisë elektrike nuk është e mirë. Në këtë jocilësi ndikojnë edhe fenomenet atmosferike si: era, shiu, bora”, ka thënë ai. Sipas tij, investimet e reja që po i bën KEDS-i janë shumë të rëndësishme për ta përmirësuar cilësinë e energjisë për klientët e vet.

“KEDS-i do t’i vazhdojë investimet vjetore prej 21 milionë eurosh. Ne kemi filluar të investojmë në secilën zonë në të cilën ka pasur probleme të mëdha, si rënie të tensionit, ndërprerje ose humbje të energjisë elektrike”, ka thënë ai.


Koç ka përmendur edhe Lagjen Beljan të Dushkajës së Kaçanikut, e cila për shumë vite e ka pasur rrjetin e dobët të energjisë elektrike. “Projekti i vendosjes së sistemit të ri të energjisë në Lagjen Beljan të Kaçanikut ishte shumë i nevojshëm, sepse kjo lagje kishte probleme me tensionin e energjisë elektrike. Ne do të vazhdojmë t’i zgjedhim problemet tona të rrjetit. Kjo do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë drejtori Koç.

Banori i kësaj lagje, Mufekir Bela, e ka vlerësuar punën e KEDS-it si shumë të mirëseardhur. “Që disa vjet ballafaqohemi me probleme të energjisë elektrike. Kemi pasur problem si me rrjet, ashtu edhe me rrymën e dobët, e cila ka ardhur në shtëpitë tona. Tani pas këtyre investimeve që i ka bërë KEDS-i është ndërruar çdo gjë dhe jemi shumë të kënaqur me punën që ka bërë KEDS-i”, ka thënë Bela.

Edhe banori tjetër në këtë lagje, Arianit Kyqyku, ka thënë se deri tani kanë pritur të ndërrohej sistemi i vjetër i energjisë elektrike. “Ne tash kemi rrymë që i plotëson standardet e kërkuara. E falënderojmë KEDS-in për këtë investim që e ka bërë në lagjen tonë”, ka thënë ai.

Edhe Kadum Bela ka deklaruar me vendosjen e trafos së re, telave dhe orëve elektrike është bërë e mundur të mos ketë më probleme me energji elektrike. “Kur kishte stuhi të ndryshme, erëra apo shira të rrëmbyeshëm, kishim probleme, pasi rryma elektrike ndërpritej, kurse tani ky investim nga KEDS-i ka bërë të eliminohen këto probleme. Ne jemi pagues të rregullt të energjisë elektrike”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori