LAJMI I FUNDIT:

BeH: Numri i të papunëve mbi 520 mijë

BeH: Numri i të papunëve mbi 520 mijë

Numri i të papunëve në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) në dhjetor të vitit 2010 arriti 522.022 persona, që është për 0.58 për qind më shumë se në krahasim me muajin e kaluar.

Në Republikën Serbe numri i të papunëve arrinte 145.620, ndërsa në Federatën e Bosnjës e Hercegovinës pa punë janë 364.925.

Sipas statistikave të Entit për Punësim të këtij shteti, numri i të papunëve të rinj deri në dhjetor ka qenë 14.815 persona. /Telegrafi/