LAJMI I FUNDIT:

Beckenbauer: Ribery vlen sa edhe Ronaldo

Beckenbauer: Ribery vlen sa edhe Ronaldo

Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka bërë të ditur se klubi gjerman është i gatshëm të shesë francezin Frank Ribery, por vetëm nëse dikush paguan 94 milionë euro.

Beckenbauer thotë se ylli i ekipit është në të njëjtin nivel me Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, andaj nëse dikush dëshiron ta angazhojë atë do të duhet të paguajë aq sa ka kushtuar portugezi.

“Çfarë duhet që Bayern të heqë dorë nga Ribery? Ne vetëm e ndjekim atë që ndodh në tregun e transferimeve. Dhe nëse Ronaldo vlen 94 milionë euro, Ribery ka të njëjtin çmim me portugezin”, ka thënë Beckenbauer për Bild.

“Ribery, Ronaldo, Messi dhe Kaka, me siguri se janë lojtarët më të mirë në Evropë. Nëse dikush nuk planifikon ta harxhojë këtë shumë, atëherë ai do të mbetet me ne derisa nuk i skadon marrëveshje në vitin 2011”, ka shtuar gjermani.