LAJMI I FUNDIT:

Bechtel & Enka organizon panair punësimi

Bechtel & Enka organizon panair punësimi

Punimet në autostradë Vermicë - Merdare po vazhdojnë sipas planit dhe dinamikës s paraparë kanë njoftuara zyrtarë të kompanisë Bechtel & Enka. Ata kanë njoftuar se për shkak të rritjes së intensitetit të punës do të mbajnë katër panaire për të marr punëtorë të kualifikuar. E synim i tyre është që që të tre seksionet të kryhen para kohës së paraparë.

Zëdhënësja e kompanisë Ela Ruçi ka njoftuar se intensiteti në rritje i punimeve për ndërtimin e Autostradës së Kosovës ka rritur nevojën për fuqi punëtore të kualifikuar në fushën e ndërtimit.
“Bechtel & Enka në bashkëpunim me zyrat e punësimit rajonale njofton zhvillimin e 4 panaireve të punës në katër komunat ku puna po vazhdon me intensitet duke nisur nga data 11 shkurt 2011 në Komunën e Prizrenit për të vazhduar më pas në Dragash, Suhareke dhe Malisheve”, ka njoftuar ajo.

Panairet do të mbahet më 11 shkurt e premte – Prizren – Theranda-Cimi Hotel,
16 shkurt e mërkurë – Dragash – Zyra e Punësimit, 18 shkurt e premte – Suharekë – Hotel Rozafa si dhe më 25 shkurt e premte në Malishevë.


Sipas Ela Ruçit projekti i ndërtimit të Autostradës Morinë – Merdare po shkon sipas planit dhe në të aktualisht janë të angazhuar 1500 punëtorë.

“Aktualisht po punohet në Tre Seksione të Autostradës nga Morina deri në Suharekë. Në projekt janë të angazhuar momentalisht mbi 1500 punëtorë ndërkohë që gjatë sezonit të pranverës dhe verës deri në përfundim të këtyre seksioneve dhe dorëzimin e tyre për komunikim, ky numër pritet të dyfishohet”, tha ajo.

Sipas Ruçit objektiv i kompanisë Bechtel & Enka është përfundimi para afatit të përcaktuar në Kontratë i Tre Seksioneve, brenda vitit 2011. /Telegrafi/