LAJMI I FUNDIT:

Bebja refuzon ushqimin? Ndoshta është me kandidë

Bebja refuzon ushqimin? Ndoshta është me kandidë

Mukoza në gavrën e gojës së bebes është e përshtatshme që në të të zhvillohet kandida, atëherë shfaqet sora (sëmundje e gojës dhe e gjuhës)

Shfaqja e kërpudhës kokëfortë të kandidës, e cila gjendet gjithandej përreth nesh, zhvillimi i tepërt i së cilës kontrollohet falë baktereve të mira në organizëm, zakonisht ka të bëjë me personat e rritur, rrallë me fëmijët, por më pak me bebet.

Mirëpo çrregullimi i balancës bakteriale dhe sistemi i dobët i imunitetit lënë pasoja edhe në organizmin e më të vegjëlve.


Te bebet kandida më së shpeshti shfaqet në mukozën e gavrës së gojës, transmeton Telegrafi.

– Sistemi mbrojtës i bebes akoma nuk është i formuar, andaj janë shumë të prira për infeksione kërpudhore, ndërkaq, nga ana tjetër, fëmija i vogël ka nevojë që vazhdimisht të vërë diçka në gojë, posaçërisht kur i dalin dhëmbët. Kështu në organizëm fut mikroorganizma të ndryshëm, midis të cilëve janë edhe kërpudhat.

Shtresat e bardheme në gjuhë

Në gjuhë, posaçërisht në rrënjën e saj, janë të dukshme shtresat e bardheme, ndërkaq me zhvillimin e sëmundjes pothuajse e gjithë gavra e gojës mund të bëhet e bardhë.

Problemi kryesor fshihet nën shtresat e bardha, sepse kërpudhat depërtojnë në mukozë, e dëmtojnë dhe shkaktojnë dhembje. Bebja bëhet nervoze, refuzon ushqimin.

– Prandaj te bebet, nëse pa arsye janë nervoze apo vështirë hanë, kontrollohet gavra e gojës. Zakonisht kontrollimi është i mjaftueshëm për caktimin e diagnozës. Nëse çështja është e dyshimtë, merret mostra, ndërkaq në të lehtë konstatohet prania e kërpudhave. Soori, sado që t’i krijojë probleme bebes, goxha lehtë shërohet.

Krahas xheleve të ndryshme orale, është edhe Genciana, tretje e mereqepit. Tashmë me decenie përdoret si mjet efikas për zgjidhjen e këtij problemi. Mjafton që me fashë të vogël apo me gazë ta spërkatni në gjuhën e bebes pas racionit tri-katër herë në ditë dhe bebja vetë do ta përhapë nëpër gojë.

Pas disa ditëve kandida me sukses zhduket. Duhet vetëm të kihet kujdes që Genciana të mos prekë syrin e bebes. Terapia aplikohet nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, edhe në rast që infeksioni përsëritet.

Kujdes me antibiotikët

Me kandidë mund të jenë të përfshira edhe pjesët e tjera të organizmit. Për shkak të përdorimit të tepët të antibiotikëve me spektër të gjerë, të cilët me sukses eliminojnë shkaktarin e infeksionit, mirëpo edhe të gjitha bakteret e mira, me ç’rast çrregullohet balanca natyrore, te fëmijët e rritur është i shpeshtë infeksioni i zorrëve.

Bebet janë të prira të kenë probleme me lëkurën nën ndikimin e kandidës, andaj veprimi themelor në preventivë është respektimi i të gjitha rregullave higjienike. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Në çift
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Si të llogarisni datën e lindjes: Mjekët përmendin javët, ju përmendni muajt

Si të llogarisni datën e lindjes: Mjekët përmendin javët, ju përmendni muajt

Shtatzëna
Ilaçet shtëpiake për t’u liruar nga gazrat gjatë shtatzënisë

Ilaçet shtëpiake për t’u liruar nga gazrat gjatë shtatzënisë

Shtatzëna
Kalo në kategori