LAJMI I FUNDIT:

BE përkrahë zhvillimin e biznesit në Kosovë

BE përkrahë zhvillimin e biznesit në Kosovë

Programi Turn Around Management (EU-TAM) i financuar nga instrumenti i ndihmës së para-anëtarësimit dhe i menaxhuar nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, organizoi një ngjarje të rrjetëzimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) ku prezantoi ndihmën e drejtpërdrejt për biznese që u mundësohet NVM-ve përmes programit TAM.

Mundësi ideale për rrjetëzimin e biznesmenëve lokalë dhe shkëmbimin e përvojave, si dhe për të diskutuar pengesat për rritje të bizneseve si dhe tejkalimin e tyre. Ndërmarrësit gjithashtu mësuan për mundësitë e përmirësimit të aftësive menaxheriale dhe teknike për bizneset e tyre duke aplikuar për ndihmë nga TAM.

Programi TAM i financuar nga BE-ja do të përkrahë deri 40 kompani, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me zhvillim rural, femrat në biznes, ndërmarrësit e rinj, kompanitë shëndetësore, si dhe ndërmarrjet që inkurajojnë punësimin e minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Disa nga rezultatet që do të arrihen në kompanitë që do të përfitojnë nga ndihma janë: performancë e përmirësuar tregu, konkurrueshmëri e rritur, rritje e tregjeve, krijimi i punëve të reja, inicimi i menaxhimit cilësor dhe certifikimit, si dhe praktika të përmirësuara ambientale.


Projekti EU-TAM ka filluar në tetor 2009 dhe do të zbatohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në Kosovë, NVM-të përbëjnë rreth 98 pwr qind të të gjitha ndërmarrjeve dhe do të luajnë rol kritik në përcaktimin e rritjes në të ardhura dhe në punësim, në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin

Frigo Deluxe
Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Zgjerimi i tregjeve energjetike dhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës, tema kryesore në takimin Kurti-Spiropali

Ekonomi
Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dentfix zgjeron biznesin me “Care&HairFix” – Shërbimet e avancuara për estetikë dhe mbjellje floku

Dent Fix
Kalo në kategori