LAJMI I FUNDIT:

BE parashikon rritje për 1.5% në Eurozonë në vitin 2015

BE parashikon rritje për 1.5% në Eurozonë në vitin 2015

Bashkimi Evropian ka ngritur parashikimin për rritjen ekonomike në të gjithë 19 vendet e eurozonës pavarësisht nga një opinion shumë i errët për Greqinë.

Në parashikimin e tij të pranverës, publikuar të martën, dega ekzekutive e BE-së tha se parashikon një rritje prej 1.5 për qind për Eurozonë në vitin 2015, 0.2 pikë më lart nga parashikimi i mëparshëm në muajin shkurt. Për 2016, Komisioni ka mbajtur parashikimin e tij për një rritje prej 1.9 për qind për eurozonën. Pierre Moscovici është komisioner për ekonominë në BE.

“Në BE, rritja reale e PBB-së është parashikuar të rritet nga 1.4 për qind në 2014-ën në 1.8 për qind këtë vit duke u përshpejtuar më tej, në 2.1 për qind në vitin 2016. Në Eurozonë pritja pritet të shkojë nga 0.9 për qind vitin e kaluar në 1.5 për qind këtë vit dhe 1.9 për qind në vitin 2016”.


Komisioni tha se Eurozona, si një e tërë është duke përfituar nga një numër faktorësh, duke përfshirë çmimet më të ulëta të naftës, një parashikim i qëndrueshëm global, euro e dobët, stimulimi monetar nga Banka Qendrore Evropiane dhe politikat më pak të rrepta buxhetore.

Një vend që me sa duket po shkon në drejtimin tjetër është Greqia, e cila po lufton për të zhbllokuar fondet e ndihmës nga kreditorët evropianë.

Pa 7.8 miliardë dollarë Greqia mund të përballet me falimentim dhe një dalje të mundshme nga Eurozona. Komisioni Evropian tani parashikon një rritje prej 0.5 për qind këtë vit.

Kjo është 2 për qind më e ulët se parashikimi i bërë vetëm tre muaj më parë. Për 2016, Komisioni parashikon që Greqia të ketë një rritje prej 2.9 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori