LAJMI I FUNDIT:

BE parashikon rritje ekonomike prej 1.3% në 2015

BE parashikon rritje ekonomike prej 1.3% në 2015

Bashkimi Europian (BE), ka publikuar raportin e fundit për situatën ekonomike, duke parashikuar një rritje modeste të saj në 19 vendet e eurozonës, pavarësisht rënies së kohëve të fundit të çmimit të naftës dhe euros.

Zyrtarët ekonomikë të BE-së parashikojnë që këtë vit rritja ekonomike e eurozonës do të jetë 1.3 për qind, duke shënuar një rritje prej 1.1 për qind nga vlerësimi i nëntorit të kaluar. Në të njëjtën kohë, parashikimi për 28 vendet anëtare të BE-së vlerëson rritjen e parë ekonomike prej 1.7 për qind pas 8 vjetësh, të ndërthurur me ekspansion.

“Do të ketë një rritje modeste, gradualisht me ritme më të shpejta, pavarësisht faktorëve negativë që mund të ndikojnë për ulje. Ky është një lajm i mirë. Duhet të ruajmë perspektivën e nevojshme, pasi sfidat për ekonominë europiane nuk kanë mbaruar dhe kjo rritje e saj vazhdon të mbetet e ulët dhe e ngadaltë”, tha kreu i zyrës ekonomike të BE-së, Pierre Moscovici.


Në raport ndër të tjera theksohet se në BE ka një rënie të investimeve dhe rritje të papunësisë, që pengojnë progresin. Niveli i papunësisë deri në fund të këtij viti në vendet e BE-së pritet të jetë 11.2 për qind. /Telegrafi/