LAJMI I FUNDIT:

BE me fond shpëtimi prej 500 miliardë euro

BE me fond shpëtimi prej 500 miliardë euro

Ministrat e financave të vendeve-anëtare të eurozonës vendosën dje vlera e Mekanizmit të përhershëm evropian për stabilitet, i cili do të fillojë të funksionojë nga 1 janari 2013, të jetë 500 miliardë euro.

Kryeministri i Luksemburgut dhe lider i Eurogrupit, Zhan Klod Junker tha se anëtaret e BE-së jashtë eurozonës do të japin kontributin e tyre për funksionimin e këtij fondi.

Mekanizmi evropian për stabilitet nga viti 2013 do ta zëvendësojë Fondin e përkohshëm evropian për stabilitet financiar, i krijuar në maj të vitit të kaluar.

Ky fond me vlerë 440 miliardë euro dedikohet për ndihmën e anëtareve të eurozonës të ngarkuara me borxhe, me qëllim që të rritet kapaciteti i tyre i kreditimit dhe të rritet fleksibiliteti në pikëpamje të shpenzimit të mjeteve. /Telegrafi/