LAJMI I FUNDIT:

BE-ja dhe Banka Botërore: Sukseset në bujqësi e rriten produktivitetin

BE-ja dhe Banka Botërore: Sukseset në bujqësi e rriten produktivitetin

Për Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, bujqësia është sektori me më së shumti suksese në ekonomi dhe në zbatimin e reformave e politikave të planifikuara. Në një analizë të përbashkët të tyre për sfidat e zhvillimit, për përshpejtimin e rritjes, gjenerimin e punësimit dhe stabilitetin makro-financiar, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore, thonë se bujqësia ka potencial për të qenë një nga motorët e rritjes në një periudhë afatshkurte dhe afatmesme.

“Duke u bazuar në sukseset e fundit në rritjen e produktivitetit të sektorit bujqësor dhe agropërpunimit – përfshirë zbatimin e reformave të synuara dhe politikave që kanë për qëllim lehtësimin e formalizimit të aktiviteteve bujqësore dhe lidhjet e fermerëve me tregjet në Kosovë dhe jashtë saj – mund të ndihmojë që popullsisë rurale t’i ofrohen perspektiva ekonomike ndjeshëm të përmirësuara”, thuhet në këtë dokument zyrtar të përbashkët të tyre.

Bujqësia, sipas Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore, është punëdhënësi më i madh privat në Kosovë dhe kontribuesi kryesor në GDP kombëtare.


“Derisa qeveria ka ndërmarrë disa nisma të rëndësishme dhe strategjike për të adresuar këto sfida, një agjendë e madhe e papërfunduar mbetet. Agjenda e përgjithshme e zhvillimit në sektorin e bujqësisë në Kosovë është e shtyrë kryesisht nga perspektivat për integrimin përfundimtar në BE. Kapitulli i bujqësisë është një nga kapitujt më të kërkuar dhe të vështirë të acquis communautaire të BE-së”, thuhet në këtë dokument, sipas të cilit bujqësia është sektor kyç i ekonomisë së Kosovës, por ajo është e mbushur me plot sfida sistematike dhe strukturore që duhet të adresohen për të shfrytëzuar potencialet e saj konkurruese dhe të rritjes.

Një sugjerim të tillë e kishte dhënë kohë më parë edhe vet menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters. Ai kishte thënë se po të mos ishte rritja e zhvillimit të sektorit të bujqësisë, Kosova nuk do të mund të arrinte as 2 për qind të rritjes ekonomike./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori