LAJMI I FUNDIT:

BE heq vizat për Shqipërinë

BE heq vizat për Shqipërinë

Bashkimi Evropian të hënën ka marrë vendimin përfundimtar për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnje-Hercegovinës.

Bëhet e ditur se vendimi që u bë publik pas mbledhjes së zhvilluar në Bruksel, u miratua me unanimitet nga të gjithë ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian. Kjo është një ngjarje historike për shqiptarët dhe boshnjakët, ndërkohë që lëvizja e lirë do të hyjë në fuqi në muajin dhjetor.

Sipas këtij vendimi dhe pas botimit në Fletoren Zyrtare, shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e zonës Shengen, duke përjashtuar këtu Anglinë dhe Irlandën.

Sipas kushteve konkrete të përcaktuara në rregullat e lëvizjes së lirë, parashikohet që liria me vizat do të jetë vetëm për 3 muaj dhe pas kësaj, të gjithë ata që do të shkelin rregullat, do t’u duhet të kthehen mbrapsht dhe për 5 vjet ta kenë të hequr mundësinë për të udhëtuar drejt vendeve të zonës Shengen. /Telegrafi/