LAJMI I FUNDIT:

BE, gjobë 553 milionë euro dy kompanive të energjisë

BE, gjobë 553 milionë euro dy kompanive të energjisë

Dy gjigantët e energjisë "E.On" dhe "Gaz De France Suez" janë gjobitur nga Komisioni Europian për marrëveshje mes tyre mbi ndarjen e tregut. Të dyja kompanitë, gjermania "E.On" dhe francezja "Gaz De France Suez" u gjobitën me shifrën 553 milionë euro.

Firmat ranë dakord në vitin 1975 të mos konkurronin kundër njëra-tjetrës në tregjet kombëtare të gazit në çastin kur nisën të importonin gaz përmes një gazsjellësi nga Rusia.

"Komisioni nuk kishte zgjedhje tjetër veç të vendoste gjoba të rënda", tha komisionerja për konkurrencën në Komisionin Europian, Nili Kroes. "Kompanitë i qëndruan marrëveshjes edhe pas liberalizimit të tregut europian të gazit, për ta braktisur vetëm në vitin 2005".

Komisionerja Nili Kroes sqaroi se marrëveshja sekrete e ndarjes së tregut mes dy kompanive e kishin privuar konsumatorët nga e drejta për ta blerë këtë produkt me çmimin e përcaktuar nga konkurrenca e lirë në dy prej tregjeve më të mëdha të Bashkimit Europian.


"Ky vendim u dërgon të gjithë operatorëve të tregut të energjisë se komisioni nuk ka ndër mend të tolerojë asnjë formë sjelljeje jo-kompetitive", shtoi komisionerja.

Hetimi i nisur prej Komisionit Europian – i cili qe përqendruar te gazsjellësi "Megal", i cili kalon nga Gjermania e Jugut në kufirin franko-gjerman – u pasua nga kontrolli në zyrat qendrore të të dyja gjiganteve të energjetikës.Gazsjellësi "Megal" është nën pronësinë e përbashkët të "E.On" dhe "Gaz De France Suez".

"E.On" ka deklaruar se marrëveshja antikompetitive në fjalë në fakt është bërë e pavlefshme që në vitin 2004, duke këmbëngulur se kishte operuar në treg prej shumë vitesh duke iu përmbajtur normave të konkurrencës së lirë. "

Gaz De France" u shkri vitin që shkoi me firmën "Suez", duke krijuar firmën "Gaz De France Suez", që është tashmë edhe operatorja më e madhe në këtë treg në rang europian.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori