LAJMI I FUNDIT:

BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

BE do të japë 3.2 miliardë dollarë për Turqinë

Bashkimi Evropian (BE), ra dakort për një ndihmë prej disa miliardë dollarësh për Turqinë, për të përballuar fluksin e emigrantëve të larguar prej shtëpive të tyre për shkak të konflikteve dhe luftërave.

Samiti i mbajtur në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, mblodhi së bashku udhëheqës të Turqisë dhe të BE-së për të diskutuar rreth një pakete ndihme me vlerë 3.2 miliardë dollarë. Shumica e emigrantëve sirianë që kanë mbërritur në Evropë gjatë këtij viti kanë kaluar përmes Turqisë drejt Greqisë ose Bullgarisë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Turqisë Ahmet Davutoglu dhe Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u tha mediave se “marrëveshja jonë e përbashkët përcakton një plan të qartë për një rikthim të rregullit në kufirin tonë të përbashkët”.


Tusk tha gjithashtu se do të “rigjallërohen” bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Turqia është shpallur se përmbush kriteret për anëtarësim në BE që në vitin 1997 dhe ka filluar zyrtarisht proçesin e anëtarësimit në vitin 2005 /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori