LAJMI I FUNDIT:

BE, 20 milionë euro për linjën Serbi-Greqi

BE, 20 milionë euro për linjën Serbi-Greqi

Studimet e fundit kanë dalë me konkluzionin se mungesa e linjave transmetuese për energjinë elektrike, si dhe kapaciteti i tyre ndikojnë në ecurinë e tregtisë rajonale mes vendeve të Ballkanit.

Për këtë shkak, Bashkimi Evropian ka bërë gati fondin 20 milionë euro për ndërtimin e linjës energjetike mes Serbisë dhe Greqisë. Projekti parashikon fuqizimin e kapacitetit për linjat e tensionit të lartë dhe shtrihet nga Leskovaci, Serbi, e deri në Greqi, ku parashikohet një depërtim përmes Shqiperisë.

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori i Komisionit Evropian për Serbinë, Josep Lloveras, referuar agjencise “Beta”. “Ky rajon ka mundësi të mëdha zhvillimi, por i nevojitet një sistem elektrik i fuqishëm për bizneset e këtyre vendeve. Linja e re elektrike do të lidhë Leskovacin me disa zona të tjera të Serbisë, Shqipërisë dhe Greqisë”, deklaroi Lloveras.

Ndërkaq, ministri serb i Energjisë, Petar Skundric, shtoi se linja elektrike do të kontribuojë në afat të gjatë për stabilizimin e rajonit me energji elektrike.


Projekti i ri energjetik parashikon të fuqizojë së tepërmi rolin e Serbisë në rajon, ndërsa Shqipërisë i duhet të përfundojë sa me shpejt ndërtimin e linjave 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë, të nisura kohë me parë, por që ende nuk kanë përfunduar. /Telegrafi/tch/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori