LAJMI I FUNDIT:

BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike

BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike

Përmes një kumtese të dërguar, Bashkimi Demokratik për Integrim e cilësoi si hap historik lëshimin në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë me një pikë të vetme kontrolli.

“Ky model funksionimi është reflektim i një qasje progresive nga të dyja shtetet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore përmes thjeshtësimit të procedurave burokratike dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave”, kumtojnë nga BDI.

Sipas tyre, sistemi i këtillë i realizimit të kontrollit kufitar është edhe një premtim i realizuar nga programi i tyre për të eliminuar kolonat e gjata, për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe në sferën e turizmit.


“Ky projekt bashkë me projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorin 8 do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kapaciteteve operative të kompanive dhe në përgjithësi do të ndikojë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendeve tona. Mirëqenia e përbashkët është e mundur vetëm kur ia lehtësojmë njëri – tjetrit, kur mendojmë dhe veprojmë bashkë pa barriera në rrugën e zhvillimit të përbashkët”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Lajme
AKI shpall konkurs për punonjës të rinj në 12 fusha, këto janë kriteret

AKI shpall konkurs për punonjës të rinj në 12 fusha, këto janë kriteret

Siguri
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
​IKD paralajmëron: Projektligji për gjykim të arsyeshëm rrezikon kaos në gjyqësor

​IKD paralajmëron: Projektligji për gjykim të arsyeshëm rrezikon kaos në gjyqësor

Drejtësi
Fuste barna kontrabandë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari

Fuste barna kontrabandë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari

Lajme
Kalo në kategori