LAJMI I FUNDIT:

BDI: Mbështesim dhe kërkojmë mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve

BDI: Mbështesim dhe kërkojmë mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve

BDI mbështet mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve.

Një nga përcaktimet programore të Bashkimit Demokratik për Integrim, thuhet në kumtesën e BDI-së, është mbyllja e tërësishme e të gjitha objekteve për organizimin e lojërave të fatit, kazinove dhe bastoreve në vendin tonë.

“Në mandatin e kaluar, BDI dhe Qeveria propozuan ligj, i cili u mbështet edhe nga shoqata anti-bixhoz, për dislokimin e kazinove dhe bastoreve në minimum 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare si dhe ashpërsimin e kushteve për licencim dhe rritjen e tatimeve ndaj organizatorëve.


Ky ligj nuk i përmbushte tërësisht pritjet tona edhe të qytetarëve, për arsye se angazhimi jonë që nga dita e parë është mbyllja e tërësishme e kazinove dhe bastoreve.

Ligji u bllokua gati 3 vite nga opozita e atëhershmë, por më në fund u votua dhe u miratua nga Kuvendi, pa përkrahjen e deputetëve që sot janë pjesë e VLEN.

Asokohe, ish Presidenti Pendarovski nuk e firmosi ligjin. Në rivotimin pas kthimit të ligjit nga Pendarovski, deputetët që sot janë pjesë e VLEN, nuk votuan për miratimin e ligjit dhe mundësuan vazhdimin e funksionimit të kazinove dhe bastoreve”, thonë nga BDI.

Nga atje shtojnë se deputetët e BDI dhe të Frontit Europian mbështesin mbylljen e tërësishme dhe të menjëhershme të të gjitha lojërave të fatit në vendin tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori