LAJMI I FUNDIT:

BDI-ja paralajmëron fillimin e punimeve për gazsjellësin Shkup – Tetovë – Gostivar

BDI-ja paralajmëron fillimin e punimeve për gazsjellësin Shkup – Tetovë – Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi projekt për gasifikimin e rajonit të Pollogut. Sipas BDI-së, projekti, realizimi i të cilit fillon javën e ardhshme, do të ketë ndikim në ngritjen ekonomike, jo vetëm të Pollogun, por edhe më gjërë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kandidatja e njesisë 6 znj. Shpresa Hadri paralajmëroi angazhim të madh që ky projekt të përfundojë sa më parë.

“Gazifikimi i rajonit të Pollogut është me rëndësi esenciale për qytetarët që jetojnë këtu dhe pikërisht për këtë arsye, realizimi i këtij projekti paraqet “zotim,” të rëndësishëm për BDI-në, i cili do të kontribuojë në përmbushjen e një nga pesë “Përbetimet,” e kësaj fushate – barazinë ekonomike”, tha Hadri.


Projekti i cili zanafillën e ka nga zotimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, ato për barazi ekonomike, do ta ndikojë bindshëm ngritjen e standardit ekonomik në vend, tha mes tjerash, bartësi i listës për njesinë 4, z. Artin Spahiu.

“Ky projekt është projekt i premtuar nga BDI dhe është pikë shumë e rëndësishmë e zotimit , për barazi ekonomike. Ky projekt do te ketë impakt shumë të madh në ngritjen e nivelit të jetës së banorëve të Zonës së Pollogut dhe mbi të gjitha impaktpozitik do të ketë ambientin jetësor, problem që e tangon atëzonë”, tha Spahiu.

Isak Abazi, antar bordi në ndërmarrjen “Resurset Ekonomike të Maqedonisë” paralajmëroi se projekti nga i cili do të përitojnë më së shumti “motorët ekonomik” rajonal dhe i cili do ulë bindshëm shpenzimet e kompanive, kushton dhjetra miliona euro. Punimet fillojnë brenda disa ditëve kurse realizimi i tij përfundon gjatë mandatit të ardhshëm.

Ky projekt do të sigurojë gaz natyror nga Shkupi – Tetova – Gostivari përmes rrjetit të distribucionit prej 180 km në Maqedoninë Perëndimore dhe do përshkojë 26 komuna./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori