Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) Rozeta Hajdari ka deklaruar se marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve anëtare të EFTA-s, është një mundësi siç thekson ajo e shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimit më të ngushtë në tregjet ndërkombëtare.
Ndërsa, ka theksuar se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë shumë kompani vendore, duke ju mundësuar prodhuesve të eksportojnë një sërë produktesh në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.
Në një konferencë për media, Hajdari ka thënë se Kosova po bëhet shpejtë një destinacion dinamik dhe tërheqës për investime.
“Kosova po bëhet shpejtë një destinacion dinamik dhe tërheqës edhe për investime. Me mundësi të rritje në sektorët kyç siç janë prodhimi, shërbimet profesionale, bujqësia dhe tjerët sektor në rritje. Prandaj, marrëveshja e tregtisë së lirë është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimit më të ngushtë në tregjet ndërkombëtare. Me këto negociata, për dallim nga vendet e rajonit, të cilat kanë nënshkruar kohë me parë një marrëveshje të tillë, Republika e Kosovës është i vetmi vend ne rajon që, përveç kapitullit te tregtisë në mallra, ka negociuar edhe kapitullin e tregtisë në shërbime në këtë marrëveshje. Marrëveshja e Tregtisë së Lire në mes Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s përfshin të gjitha fushat e lidhura me Politika Tregtare”, ka theksuar Hajdari.
Hajdari nënvizoi se nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, do të përfitojnë shumë kompani vendore. Ndërsa ka thënë se kjo marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare të Kosovës në mes shteteve të EFTA-s duke rritur imazhin e Kosovës edhe ndërkombëtarisht.
“Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, do të përfitojnë shumë kompani vendore, pra të gjitha produktet industriale pa kuota, tarifa, shumë produkte bujqësore, përveç disa, në sezon të ndryshme kur kanë kuota këto vende të EFTA-s dhe po ashtu bizneset shërbyese të shërbimeve profesionale. Po ashtu investitorët do të kenë mundësi të investojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë vendore duke sjellë kapital dhe teknologji moderne, duke sjellë edhe përvojat evropiane dhe duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës, veçanërisht në sektorët e transportit të energjisë dhe sektorë tjerë strategjik në vendin tonë. Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve anëtarë të EFTA-s, po krijon mundësi për rritjen e punësimit dhe përmirësimin e të ardhurave kombëtare…Kjo marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare të Kosovës në mes shteteve të EFTA-s duke rritur imazhin e Kosovës edhe ndërkombëtarisht”, tha ajo.
Ndërsa ka theksuar se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë një numër i madh i diasporës kosovare që jetojnë në Zvicër dhe vendet e tjera të EFTA-s.
Mirëpo, sipas njohësve të ekonomisë, sfidë në këtë marrëveshje, mbetet një klauzole në kuadër të marrëveshjes ku thuhet se produktet me përmbajtje shtazore do duhej t’i nënshtroheshin rregullave të BE-së.
Një ndër prioritetet e marrëveshjes është fuqizimi i eksportit të produkteve kosovare, veçanërisht në sektorët e bujqësisë, industrisë së përpunimit dhe teknologjisë.
EFTA dhe Kosova nisën negociatat e tyre drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë në qershor 2022. Midis gushtit 2022 dhe shtatorit 2024, u mbajtën katër raunde negociatash dhe disa takime ndërsesionale.
EFTA është një organizatë ndërqeveritare e Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës. Ajo u krijua në vitin 1960 nga shtatë shtetet e saj anëtare të atëhershme për promovimin e tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik ndërmjet anëtarëve të saj. Katër shtetet e EFTA-s janë të gjitha ekonomi të hapura dhe konkurruese të përkushtuara ndaj liberalizimit progresiv të tregtisë në arenën shumëkombëshe dhe në marrëveshjet e tregtisë së lirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

Moti javën e ardhshme në Kosovë

Hulumtim: Akuza për keqpërdorim të buxhetit të Kosovës që u nda për Luginën e Preshevës

Miliona euro nga Serbia për serbët në Kosovë, por nuk dihet se kush janë përfituesit

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar