LAJMI I FUNDIT:

BB prezanton raportin mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore

BB prezanton raportin mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore

Banka Botërore (BB), prezanton numrin e shtatë të raportit gjashtëmujor mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Numri i shtatë i raportit fokusohet në ndikimin e ndryshimeve te klimës dhe zhvillimeve tjera në rritjen ekonomike vitin e kaluar, si dhe adreson treguesit tjerë makroekonomikë dhe parashikimet për të ardhmen e afërt.

Raporti do të prezantohet përmes video lidhjes, nga Gallina A. Vincelette, Udhëheqëse e Programit dhe një nga autorët e RER EJL.


Në vijim, do të ketë një prezentim të shkurtër, me vëmendje të posaçme në zhvillimet ekonomike në Kosovë nga Agim Demukaj, Ekonomist i Bankës Botërore për Kosovë. /Telegrafi/