LAJMI I FUNDIT:

BB: Ekonomia e Shqipërisë po përparon

BB: Ekonomia e Shqipërisë po përparon

Banka Botërore (BB) në Tiranë, tha se ekonomia e Shqipërisë ka rezultuar në formë më të mirë gjatë trazirave të fundit global, kjo krahasuar me shumë vende të tjera dhe PBB është rritur me norma mbi 5 për qind në vit gjate dekadës se fundit.

Përfaqësuesja e kësaj banke në vendin tonë, Kseniya Lvovsky, ka thënë se ecuria pozitive i dha dore Shqipërisë për të transformuar veten nga një vend me të ardhura të ulëta, në një vend me të ardhura të mesme, kjo deri ne muajin korrik 2010.

Ajo ishte e pranishme në prezantimin e raportit “Shqipëria: Axhenda e re e rritjes ekonomike", duke nënvizuar se Shqipëria ka përgjysmuar varfërinë në 5 vitet e fundit.

“Shqipëria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për përmirësimin e klimës se biznesit dhe përgatitjen për integrimin e mundshëm në BE me miratimin e një numri të madh ligjesh dhe rregulloresh të reja”, theksoi Lvovsky.


Gjithsesi, ajo hodhi kritika mbi zbatimin e ligjeve ekzistuese dhe rregullave në mënyrë konstante. Sipas Lvovsky, arritja e statusit të vendit me te ardhura të mesme në një kohë relativisht të shkurtër është një arritje e madhe për Shqipërinë që parashtron sfida të reja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori