LAJMI I FUNDIT:

Bayerni fundos Dortmundin

Bayerni fundos Dortmundin

Bayern Munichu ka shënuar fitore të lartë prej 5-1 në Signal Iduna Park si mysafir i Borussia Dortmundit.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Mats Hummels në minutën e dhjetë të takimit, mirëpo ky gol vetëm sa i nevrikosi bavarezët.

Mario Gomez barazoi rezultatin për mysafirët (36’), ndërsa me rezultat të barabartë 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Bastian Schweinsteiger kaloi për herë të parë Bayernin në epërsi.


Franck Ribery shënoi golin e tretë për bavarezët (65’), ndërsa dy golat e radhës u shënuan nga Thomas Müller (78’ dhe 88’).