LAJMI I FUNDIT:

Bastiset shtëpia e Marina Ovsianikovas, sërish arrestohet gazetarja ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë

Bastiset shtëpia e Marina Ovsianikovas, sërish arrestohet gazetarja ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila tërhoqi vëmendjen e publikut botëror kur shfaqi një pankartë kundër luftës në Ukrainë në një program live, sërish është arrestuar.

Shërbimet ruse të sigurisë bastisën shtëpinë e gazetares, ku në atë moment ndodhej vajza e saj e mitur.


“Në orën 06:00 më hynë në shtëpinë time 10 policë të Komitetit Hetimor dhe të policisë. Ata lëshuan një urdhër kërkimi. Vajza ime e vogël është e frikësuar. Tani po më dërgojnë në SC. Arsyeja e çështjes penale është gjoja protesta ime në Kremlin”, ka shkruar ajo në Twitter.

Sipas Dmitry Zakhvatov, një avokat që ndihmon Ovsyannikova, forcat ruse të sigurisë goditën derën e shtëpisë së saj pa pritur që të mbërrinte përfaqësuesi i saj ligjor. Zakhvatov tha se Ovsyannikova.

Zakhvatov tha se autoritetet ruse kishin hapur procedime penale mbi akuzat për përhapjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të vendit, sipas një ligji të ri të miratuar nga Kremlini pas luftës. Ajo tani përballet me një dënim maksimal prej 15 vitesh burg.

Ovsyannikova tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në mars, kur hyri në një transmetim televiziv shtetëror rus me një pankartë kundër luftës në Ukrainë. Më pas ajo u ndalua dhe pagoi një gjobë prej 30,000 rubla (rreth 250 euro në atë kohë).

Pas gjobës, Ovsyannikova u largua nga Rusia dhe u punësua në gazetën gjermane “Die Welt”. Më pas ajo u kthye në Rusi, ku po lufton për kujdestarinë e vajzës së saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Tre miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, BE-ja do t'ia dhurojë Ukrainës

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Kalo në kategori