LAJMI I FUNDIT:

Bashkohen T Mobile dhe Orange

Bashkohen T Mobile dhe Orange

Kompanitë britanike T Mobile dhe Orange do të bashkohen duke u bërë kështu firma më e madhe e telefonisë celulare në Britani me 28.4 milionë klientë.

Marrëveshja mes pronarit të Orange France Telekom dhe atij të T Mobile, Deutche Telekom do të arrijë të krijojë një treg shitjesh me vlerë 9.4 miliardë euro.

Ky bashkim i dy kompanive merr vendin e parë në Britani pasi do të zotërojë 37 % të tregut.

Për 18 muajt e parë pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy kompanitë do të qendrojnë të ndara. Në të dyja këto kompani punojnë 19 mijë persona.