LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim për reformën e administratës publike

Bashkëpunim për reformën e administratës publike

Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar priti në takim sot homologen e tij shqiptare, Milena Harito me të cilën u pajtuan që të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri lidhur me procesin e reformave të administratës publike.

Ministri Yagcilar tha se tashmë ka shumë mundësi që në të ardhmen të zhvillojnë një bashkëpunim më të madh sa i përket ofrimit të shërbimeve publike.

“U dakorduam që edhe në të ardhmen të vazhdojmë këtë bashkëpunim, sidomos në proceset e reformave të administratës publike, hartimin e strategj8ive sa i përket zhvillimit të administratës publike, por fushat tjera të rëndësishme janë të shikojmë të bashkëpunojmë edhe sa i përket shoqërisë së informacionit dhe teknologjisë informative. Bashkë, duke punuar edhe në aspektin e trajnimeve të shërbyesve civil, sepse zbatimi i reformave të administratës publike, realizohet me teknologjinë informative të përshtatshme, me aplikacione moderne por duke përdorur nga zyrtarët ose shërbyesit civil, të cilët janë të aftë të realizojnë këto obligime”, tha Yagcilar.


E ministrja Harito shprehi gatishmërinë e shtetit shqiptar për të rritur edhe më tutje bashkëpunimin me Kosovën.

“Në çështjet e administratës publike kemi një fokus të veçantë sepse të dy vendet tona janë të angazhuara në rrugëtimin drejtë bashkimit europian. Kjo është një rrugë e qartë për ne, është një rrugë e pakthyeshme, njëkohësisht është një rrugë që e ka mundimin e vet sepse të dy vendet tona duhet të plotë3sojnë kushtet e caktuara për të qenë një ditë anëtarë e të drejta të plota të Bashkimit Europian.”, tha ajo.

Harito tha se në Shqipëri tashmë kanë aprovuar strategjinë e zhvillimit të administratës publike për periudhën 215-2020, dhe që këtu do të shikojnë pikat se ku do të mund të bashkëpunojnë me Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori