LAJMI I FUNDIT:

Barcelona shkarkon drejtorin pas komenteve të tij kundër Messit

Barcelona shkarkon drejtorin pas komenteve të tij kundër Messit

Barcelona ka konfirmuar se ata kanë shkarkuar drejtorin, Pere Gratacos, pas komenteve të tij për yllin e skuadrës Lionel Messi.

Gratacos kishte thënë për gazetarët pas Copa del Rey pas barazimit me Atheltic Bilbao, se Messi nuk do të ishte aq i mirë sa ai aktualisht është pa mbështetjen e disa nga bashkëlojtarët e ekipit.

“Leo është një nga njerëzit më të rëndësishëm në ekip, por kjo nuk është vetëm për shkak të tij. Ai nuk do të ishte aq i mirë pa [Andres] Iniesta, Neymar dhe kompaninë, por Messi është më i miri”, kishte thënë Gratacos, përcjell Telegrafi.


Thyhet statuja e Lionel Messit (Foto)
Lexo po ashtu Thyhet statuja e Lionel Messit (Foto)

Komentet kishin ndezur debat në mediat sociale dhe disa orë më vonë Barcelona lëshoi një deklaratë që konfirmon se ai është i shkarkuar.

“FC Barcelona ka larguar Pere Gratacos si kreu i marrëdhënieve sportive institucionale me Federatën spanjolle të Futbollit, pasi ai publikisht ka shprehur një mendim personal që nuk përputhet me atë të klubit pas shortit për çerekfinalen e Copa del Rey të mbajtur sot në Madrid”, ka thënë klubi katalanas në një deklaratë zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Liverpool ka gjetur zëvendësimin e Luis Diaz, nëse ai largohet këtë verë

Liverpool ka gjetur zëvendësimin e Luis Diaz, nëse ai largohet këtë verë

Premier League
Atalanta bën ‘harakiri’ në shtëpi – Club Brugge kalon tutje me një fitore që u sigurua në pjesën e parë

Atalanta bën ‘harakiri’ në shtëpi – Club Brugge kalon tutje me një fitore që u sigurua në pjesën e parë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori