Që kur u luajt për herë të parë në vitin 1902, “El Clasico” është shndërruar në një monstër mediatike që, përgjatë 90 minutave, paralizon botën.
Për mirë ose për keq, kjo ndeshje ka ndryshuar. Por pavarësisht rrethanave, gjithnjë ka qenë e shumëpritur. Barcelona-Real Madridi, fatmirësisht, rikthehet.
Një spektakël i parë 232 herë dhe që u paraqit për herë të parë në vitin 1902, në një ndeshje teke.
Një përballje e quajtur derbi, pavarësisht se nuk ishin nga i njëjti qytet, por për t’i dhënë ngjyrat e vërteta rivalitetit që i karakterizonte. Atij rivaliteti që, më tepër, lidhej me ngjyrimet politike të dy zonave. Një betejë që pati rivalitet të kthyer në historik dhe, pak vite më parë, u cilësua si “ndeshje e shekullit”, shkruan Panorama Sport.
Për të analizuar trajektoren e klasikes së Spanjës, duhet të kuptosh historinë e futbollit dhe evolucionin e tij. Barça-Real e ditëve të sotme thyhen çdo statistikë, pasi transmetohet në 184 vende dhe ndiqet nga më shumë se 500 milionë telespektatorë, në një orar special, që jep mundësinë e zhvillimit edhe në Azi.
Por, kjo sfidë nuk ka pasur gjithnjë këtë lloj interesimi. Dueli i parë i tyre, 114 vite më parë për Kupën e Mbretit Alfons XIII, pati rreth 2 mijë spektatorë kuriozë që shkuan për ta ndjekur në Hipodromin e Kastejanës. Në ndeshjen, e cila përfundoi me fitoren e madrilenëve 3-1, hyrja kushtonte 0.5 peseta, ndërsa për femrat ishte falas.
Gazetarët kishin një vend shumë të vogël në tribunë dhe në shkrimet që bënin, bashkëngjitur shpjegonin edhe rregullat e këtij sporti për lexuesit. Debutimi i kësaj sfide në kampionat, më 17 shkurt 1929, gjithashtu nuk pati transmetim televiziv dhe, në fakt, nuk pati as impakt në opinion, pasi në të njëjtën ditë, Atletiko mundi Espanyolin me rezultatin 9-0.
Por, transmetimi televiziv, më shumë se 550 golat e shkëmbyer mes tyre, gara e ashpër për të fituar trofe apo “përplasjet” politike, bënë që audienca të rritej ndjeshëm. Hera e parë që “El Clasico” u transmetua në televizion ka qenë më 15 shkurt 1959, kur Reali fitoi në shtëpi 1-0. Për të drejtën e transmetimit, TVE pagoi 150 mijë peseta dhe shikueshmëria ishte vërtet rekord për kohën. E panë më tepër se 1 milion telespektatorë, në vetëm 60 mijë televizorë që ishin në dispozicion.
Kjo i dha një tjetër shtysë të madhe popullarizimit të këtij rivaliteti, që në ditët e sotme transmetohet në kufij të rinj teknologjik, me kamera 360 gradë dhe me transmetim HD apo 4K. Me stadiume që tejmbushjen dhe hidhen lotari për të përzgjedhur ata që mund ta ndjekin “live”, për shkak të interesimit të madh, por që duhet të përtypen mirë për të shkuar, pasi çmimet shkojnë deri në 4 mijë euro.
Nga ana tjetër, vetë klubet janë munduar në maksimum t’u përgjigjen kërkesave, duke shpenzuar shifra marramendëse në infrastrukturë dhe, mbi të gjitha, në merkato, për të afruar lojtarët më cilësorë. Ata që kërkon publiku të shikojë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania