LAJMI I FUNDIT:

Barcelona pas largimit të Messit po e vuan të njëjtë gjë që e kishte vuajtur Real Madridi pas largimit të Ronaldos

Barcelona pas largimit të Messit po e vuan të njëjtë gjë që e kishte vuajtur Real Madridi pas largimit të Ronaldos

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ishte një ngjarje sizmike për gjigantët spanjoll dhe nga e cila ata sapo kanë filluar të rikuperohen, por tashmë e njëjta gjë e ka kapluar Barcelonën, që po ndjek saktësisht të njëjtën rrugë që kishin Los Blancos menjëherë pas largimit të Ronaldos, tani kur Lionel Messi është larguar nga klubi.

Messi dhe Ronaldo jo vetëm që përcaktuan një epokë në futbollin botëror, por ata përcaktuan një epokë edhe në La Liga. Ata dy ishin lojtarët kryesorë në kampionat, ku edhe skuadrat luanin për ta.

Të dy klubet e dinin se do të ishte e pamundur të zëvendësoheshin kontributet e tyre në fushë, por është e vështirë të imagjinohet që secili klub të kishte ndikim kolosal, kur ata u larguan.


Los Merengues janë në sezonin e tyre të katërt pa Ronaldon, dhe vetëm Karim Benzema ka arritur me të vërtetë të tregojë vetën, edhe pse me Vinicius Jr është përmirësuar gjatë gjithë kohës dhe Rodrygo Goes tani po tregohet brilant, duke bërë që të ketë dritë në fund të tunelit për klubi, veçanërisht nëse Kylian Mbappe vjen.

Për Blaugranat, ata thjesht sapo kanë hyrë në stuhi dhe janë në momentet më të këqija të mundshme, dhe vetëm tani po bëhet e qartë se çfarë do të thoshte Messi për “Camp Nou” në kuptimin futbollistik dhe strukturor.

Duket marrëzi të thuash që ndonjë lojtar mund të jetë më i madh se një klub, por nuk do të ishte e çuditshme ta thuash se Messi po e mbante Barcelonën tash e disa vite në këmbë, veçanërisht pasi kriza e tyre financiare ishte përkeqësuar.

Ndryshimet e trajnerëve

Real Madridi pësoi një goditje të dyfishtë në verën e vitit 2018, kur iu dash të zëvendësonte Zinedine Zidane dhe Ronaldon, dhe Julen Lopetegui ishte trajneri i zgjedhur.

Atij i zgjati vetëm dy muaj dhe u shkarkua më 29 tetor. Është interesante të theksohet se Ronald Koeman ka pësuar të njëjtin fat, pasi ka drejtuar vetëm dy muajsh këtë sezon, duke u shkarkuar më 27 tetor.

Krizë rezultatesh

Pa Ronaldon, sulmi i Los Merengues ishte anemik dhe rezultatet ishin menjëherë të dobëta. E njëjta gjë ka ndodhur me Barcelonën pa Messin, që kanë pësuar pesë humbje dhe tre barazime në 13 ndeshjet e para të sezonit në të gjitha garat.

Katalanasit kanë fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa Lopetegui me Real Madridin shkoi pesë ndeshje radhazi pa fitore.

Golat mungojnë

Messi dhe Ronaldo u garantuan klubeve të tyre mesatarisht 50 gola në sezon dhe asnjëra skuadër nuk ka mundur të kompensojë humbjen e këtij niveli të prodhimit para porte.

Los Blancos shënuan 21 gola në 14 ndeshje nën drejtimin e Lopeteguit, mesatarisht 1.5 gola për ndeshje, ndërsa Barcelona e Koeman shënoi 16 në 13 ndeshje, mesatarisht 1.2 gola për ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Kalo në kategori