LAJMI I FUNDIT:

Barcelona i ofron kontratë trevjeçare Messit

Barcelona i ofron kontratë trevjeçare Messit
Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona thuhet se i ka ofruar një kontratë të re të yllit të ekipit, Lionel Messi, e cila e sheh atë të lidhur me klubin deri në ditëlindjen e tij të 36-të.

Kontrata e yllit argjentinas në Camp Nou skadon në verën e vitit 2021 me marrëveshjen aktuale, por drejtuesit po planifikojnë rinovimin.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, me marrëveshjen e re, Barcelona synon të shtojë një zgjatje konkrete një vjeçare plus mundësinë e vazhdimit për një viti tjetër.


Kjo do të mbante lojtarin më të mirë në botë në Kataluni deri më 30 qershor 2023, datë e cila është gjashtë ditë pasi ai feston ditëlindjen e tij të 36-të.

Messi ka një klauzolë në marrëveshjen e tij të tanishme në klub e cila e lejon atë të largohet në fund të çdo sezoni nëse dëshiron, por afati i ushtrimit këtë vit tashmë ka kaluar.

Ekziston një pritje që negociatat do të jenë një proces i gjatë dhe do të duhet të ketë një seri detajesh të diskutuara gjatë sezonit të ardhshëm për të arritur një marrëveshje.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu së bashku me drejtorin Oscar Grau do të përfaqësojnë klubin në procesin e bisedimeve dhe ata do të merren me babanë e Messit, Jorge.

Pretendohet se përparësia e Messit nuk është gjatësia e kontratës, por ruajtja e klauzolës që i lejon atij të largohet në fund të çdo sezoni të caktuar nëse dëshiron ta bëjë këtë.

Messi, i cili feston ditëlindjen e tij të 33-të  javën e ardhshme, e ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale në Camp Nou dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm. /Telegrafi/