LAJMI I FUNDIT:

Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1 në udhëtim ndaj Gironës në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit spanjoll.

Një gabim i mbrojtjes së Gironës bëri që Lamine Yamal të gjendet para një mundësie të mirë shënimi, të cilën e shfrytëzoi në maksimum duke realizuar nga afërsia për 1-0.

Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë, Yamal shënoi sërish, kësaj radhe në minutën e 37-të duke e lënë të shtangur portierin Gazzaniga për 2-0.


Rasti i vetëm në këtë pjesë të parë i takoi vendasve të cilët rrezikuan përmes Bryan Gil (44’) por golin ia mohoi Ter Stegen.

Të besuarit e Hansi Flick nuk u ndalën as në pjesën e dytë duke shënuar edhe dy herë të tjera, ndërsa Girona arriti vetëm ta ngushtojë rezultatin me një gol.

Fillimisht ishte Dani Olmo ai i cili nga një kënd mjaft i papërshtatshëm arriti që të realizojë për rezultatin 3-0.

Pas Olmos radha i erdhi Pedrit i cili në minutën e 64-të pranoi një top të mirë brenda zonës duke çuar topin në rrjetë për 4-0.

Gjithçka që Girona mund të bënte në këtë sfidë ishte një gol i Christian Stuanit në minutën e 80-të i cili realizoi për 4-1 pas asistimit të Portus.

Me këtë fitore Barcelona vazhdon si lider në La Liga me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Girona renditet në pozitën e shtatë me po aq pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori