LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mund të shpallet sot kampione e Spanjës, kjo do të ishte hera e parë në këtë shekull pa Leo Messin në formacion

Barcelona mund të shpallet sot kampione e Spanjës, kjo do të ishte hera e parë në këtë shekull pa Leo Messin në formacion

Sot lojtarët e Barcelonës kanë mundësinë të fitojnë titullin kampion spanjoll, për herë të parë pas katër vitesh.

Barcelona do të luajë sot derbin e qytetit jashtë shtëpisë kundër Espanyolit dhe me një fitore do të dilte kampione për herë të parë që nga viti 2019.

Gjiganti katalanas e ka fituar 26 herë kampionatin spanjoll deri më tani dhe sonte në ndeshjen që fillon nga ora 21:00 do të ketë mundësinë të ngrejë sërish trofeun.


Në rast triumfi, Barcelona do të arrinte në 85 pikë, që do të ishte një avantazh i paarritshëm nga Real Madridi dhe Atletico Madridi, kur kanë mbetur edhe katër xhiro.

Është interesante se ky do të ishte titulli i parë i Barcelonës në këtë shekull që do ta fitonte pa Lionel Messin në formacion.

Argjentinasi debutimin e tij për Barçën e bëri në sezonin 2004/05 kur katalanasit fituan titullin e parë në këtë shekull, dhe më pas ai i udhëhoqi ata drejt titujve në 2005/06, 2008/09, 2009/10, 2010/11, 2012/13, 2014/15, 2015/16, 2017/18 dhe 2018/19, kur titulli mbërriti për herë të fundit në “Camp Nou”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Kalo në kategori