LAJMI I FUNDIT:

Barcelona merr dy oferta nga Liga Premier për top yllin e mesfushës

Barcelona merr dy oferta nga Liga Premier për top yllin e mesfushës

Barcelona ka disa lojtarë në listën e tyre që do i lejoj të largohen për çmimin e duhur këtë verë, dhe nuk është befasi që klubet e Ligës Premier kanë filluar të identifikojnë njërin nga talentët e tyre.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Fermin Lopez, që Barcelona mund të fitojë para të majme nga shitja e tij në verë.

20-vjeçari bëri përshtypjet e para për tifozët në parasezon duke shënuar dhe asistuar ndaj Real Madridit në miqësore.


Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të fitojë një vend në ekip këtë sezon, dhe duhet thënë se Lopez e ka shfrytëzuar në avantazhin e tij çdo mundësi që ka pasur, në veçanti ndaj Real Madridit, Napolit dhe Atletico Madridit.

Sipas mediumit katalanas SPORT, Aston Villa dhe Evertoni janë dy klubet që kanë pyetur për shërbimet e Lopez para një transferimi të mundshëm në verë.

Talenti më i madh i akademisë së Barcelonës po tërheq interesimin e Man Utd
Lexo po ashtu Talenti më i madh i akademisë së Barcelonës po tërheq interesimin e Man Utd

Sidoqoftë, përkundër ofertave të tyre, ato kanë një mundësi shumë të vogël për ta transferuar atë pasi Lopez është i vendosur që ta vazhdojë karrierën tek Barcelona.

Ky lajm vjen pak kohë pasi ishte raportuar se Barcelona e ka vendosur emrin e Fermin në tavolinë si një ndër kandidatët e mundshëm për t’u përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi me Amadou Onanan të Evertonit.

Lopez ka nënshkruar kontratë të re më herët gjatë këtij sezoni e cila vlen deri në vitin 2027, dhe ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori