LAJMI I FUNDIT:

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Joan Laporta e kishte të qartëpas ndeshjes së të dielës në ‘Santiago Bernabeu’, se Barça duhej të bënte disa lëvizje për të denoncuar golin që nuk iu dhurua Lamine Yamal në pjesën e parë të El Clasicos.

Presidenti i klubit mbërriti të hënën me idenë për të vënë në dukje publikisht gabimin e gjyqtarit dhe për të treguar indinjatën e një klubi që e konsideron veten të dëmtuar jo vetëm nga ndarja e drejtësisë kundër Real Madridit, por nga vendimet e marra nga gjyqtarët gjatë tërë kampionatit.


Por si vendosën blaugranasit që të veprojnë në këtë rast? Laporta donte ta bënte këtë kërkesë, i inkurajuar edhe nga njerëzit që i besonte më së shumti. Të udhëhequr nga Pere Lluís Mellado, kreu i departamentit ligjor të klubit, u vendos që të denoncoheshin publikisht ngjarjet dhe të hartohej një strategji për të vepruar dhe ndërmarrë veprime të ndryshme.

E para, të kërkojnë nga Komiteti Teknik i Gjyqtarëve imazhet dhe audiot e aksionit të  golit që nuk i është dhënë Lamine Yamal. Në rastin e dytë, nëse në një imazh tregohej se topi ka hyrë plotësisht në portë, klubi do të kërkonte të përsëritej ndeshja.

Laporta kërkon zyrtarisht që El Clasico të riluhet - publikon detajet
Lexo po ashtu Laporta kërkon zyrtarisht që El Clasico të riluhet - publikon detajet

Siç ka mësuar ‘Qu`t’hi Jugues’, as Komiteti Teknik i Gjyqtarëve e as Federata Spanjolle e Futbollit nuk do të marrin pjesë në kërkesën e Barçës, e cila duhet të shkojë në selinë e Komitetit nëse dëshiron të ketë akses tek videot.

Barça e ka mbështetur kërkesën e saj mbi një precedent që kishte ndodhur në ligën belge gjatë këtij sezoni.

Zyrtare: Derbi i famshëm në Belgjikë do të riluhet, shkak gabimet e VAR gjatë ndeshjes
Lexo po ashtu Zyrtare: Derbi i famshëm në Belgjikë do të riluhet, shkak gabimet e VAR gjatë ndeshjes

Në derbin e zhvilluar mes Anderlechtit dhe Genkut që përfundoi me rezultat 2-1 për vendasit, u ngrit një dilemë e madhe për shkak të një goli që u anulua gabimisht dhe nuk u korrigjua për ekipin mysafir.

Genku kërkoi që ndeshja të riluhej dhe Këshilli Disiplinor i Federatës Belge ra dakord. Një muaj më vonë, Gjykata Belge e Arbitrazhit Sportiv pranoi ankesën e Anderlechtit dhe e anuloi vendimin.

Në fund, fitorja i takoi Anderlechtit dhe ndeshja nuk u ripërsërit. Sidoqoftë, pavarësisht vendimit të gjykatës belge, Barça do t’i vlerësojë të gjitha opsionet dhe do të shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Përfaqësueset
Sllovenia vendosi rekord të ri të çuditshëm në Euro 2024 në humbjen nga Portugalia

Sllovenia vendosi rekord të ri të çuditshëm në Euro 2024 në humbjen nga Portugalia

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Klubi nga liga e dytë e blenë golashënuesin më të mirë të Euro 2024 për një shumë ‘qesharake’

Klubi nga liga e dytë e blenë golashënuesin më të mirë të Euro 2024 për një shumë ‘qesharake’

Ndërkombëtare
Kalo në kategori