LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Derbi i famshëm në Belgjikë do të riluhet, shkak gabimet e VAR gjatë ndeshjes

Zyrtare: Derbi i famshëm në Belgjikë do të riluhet, shkak gabimet e VAR gjatë ndeshjes

Derbi i famshëm belg mes Genkut dhe Anderlechtit, do të luhet nga fillimi për shkak të gabimeve nga dhoma e VAR-it dhe pas ankesës që bëri klubi i dëmtuar.

Një trup disiplinor e ka hedhur poshtë humbjen e Genkut me rezultat 2-1 ndaj Anderlechtit në kuadër të Ligës Pro në Belgjikë muajin e kaluar, pasi është dëshmuar se gjyqtarët nuk kanë vepruar sipas rregullave të lojës.


Incidenti në fjalë ndodhi në minutën e 23-të më datë 23 dhjetor, kur porteri vendas Kasper Schmeichel, priti penalltinë e Bryan Heynan dhe më pas Yira Sor shënoi nga topi i kthyer.

Pamjet e përsëritura shfaqën se Sor kishte qenë brenda zonës së rrezikshme teksa Heynan po përgatitej për të goditur topin, duke bërë që VAR të rekomandojë gjyqtarin Nathan Verboomen se goli duhet të anulohet dhe një goditje dënimi të akordohet për Anderlechtin.

Sidoqoftë, sipas rregullave të lojës, ky rast duhet të kishte rezltuar me ripërsëritje të penalltisë për Genkun.

Anderlecht më pas shënoi në minutën e 91-të golin e fitores përmes Anders Dreyer.

Trupi i gjyqtarëve belg kanë pretenduar se incidenti kishte qenë një gabim i VAR-it dhe jo një shpërfillje e rregullave të lojës dhe refuzuan ripërsëritjen. Genk e apeloi vendimin në Këshillin Disiplinor të Futbollit Profesional, i cili e rrëzoi këtë vendim sot (e premte).

Një rast i ngjashëm në Ligën Premier ndodhi vitin e kaluar, kur me të përfunduar ndeshja Tottenham – Liverpool, u kërkua që ndeshja të riluhej përsrëi për shkak të gabimeve evidente të dhomës së VAR-it, kërkesë kjo që nuk u realizua./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori