Trabzonspor ka shënuar fitore të rëndësishme në javën e dytë të Superligës turke, duke mposhtur Başakşehirin me rezultat 2-1, falë një paraqitjeje fantastike të sulmuesit egjiptian Muhammed Salah.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e tetë. Pas një topi të kthyer në zonë, Mohamed Salah reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë, ndërsa pas ndërhyrjes së VAR-it goli u konfirmua.



Mysafirët barazuan në minutën e 16-të me penallti pas ndërhyrjes së VAR-it. Eldor Shomurodov mori përgjegjësinë dhe realizoi për 1-1.

Në minutën e 48-të, Salah shënoi edhe golin e dytë personal, duke kompletuar dopietën. Sulmuesi egjiptian kombinoi bukur me Erenst Muçin në zonë dhe më pas me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë për 2-1.


Me këtë fitore, Trabzonspor merr tri pikët e plota në javën e dytë, ndërsa Salah ishte padyshim figura kryesore e takimit me dy gola, duke nisur në mënyrë spektakolare sezonin e ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app