LAJMI I FUNDIT:

Barcelona do t’i ofrojë Messit marrëveshje të re

Barcelona do t’i ofrojë Messit marrëveshje të re

Barcelona është duke punuar në vazhdimin e marrëveshjes me sulmuesin argjentinas Lionel Messi, shkruajnë mediat spanjolle.

Sipas El Mundo Deportivo, Barcelona do t’i ofrojë 22-vjeçarit 9.5 milionë euro në vit, në përpjekje për të siguruar të ardhmen e tij në klub për një kohë të gjatë.

Barcelona po ashtu dëshiron të rrisë edhe klauzulën për blerjen e Messi në marrëveshjen e re, e cila tash sillet nga 150 deri në 300 milionë euro.

Sipas marrëveshjes së re, Messi pritet të tejkalojë shumën të cilën e fiton Zlatan Ibrahimovic, si lojtari më i paguar në Camp Nou.


Argjentinasi ka kaluar të gjithë karrierën në Barcelona, duke qenë edhe produkt i sistemit të të rinjve të klubit. Ai e bëri debutimin e tij në vitin 2004 në moshën 17 vjeçare, dhe që atëherë ka shënuar 54 gola në 109 paraqitje në Ligë.