LAJMI I FUNDIT:

Barca shpërblen Iniestan dhe Puyolin

Barca shpërblen Iniestan dhe Puyolin

Njoftohet se Barcelona ka filluar bisedimet për t’i shpërblyer dy nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Carles Puyol dhe Andres Iniesta, me kontrata të reja.

Sipas “AS”, Blaugranët dëshirojnë t’ia përmirësojnë kontratën Iniestas me shtimin e fitimeve në favor të lojtarit, për shkak të paraqitjeve të jashtëzakonshme këtë sezon, me ç’rast Barca fitoi tre trofetë e mundshme.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Blaugranëve ka deklaruar se katalunasit janë duke biseduar për t’ia zgjatur kontratën mbrojtësit të hekurt, Puyol (e cila përfundon në qershor të vitit 2010).

Ndërkohë, ende mbeten disa çështje të pazgjidhura sa i përket lojtarëve Rafa Marquez, Samuel Eto’o dhe Victor Valdes.