LAJMI I FUNDIT:

Barca planifikon transferimin e Tonit në janar

Barca planifikon transferimin e Tonit në janar

Edhe pse Zlatan Ibrahimovici e ka filluar mirë sezonin me Barcelonën, trajneri Pep Guardiola dëshiron edhe një tjetër sulmues në skuadër.

Ibra u regjistrua në listën e golashënuesve në të dyja ndeshjet e Barcës në La Liga, mirëpo Guardiola nuk ka zgjidhje të përshtatshme në bankën rezervë nëse duhet ta zëvendësojë suedezin.

Sipas “Tuttosport”, kjo është arsyeja që katalunasit planifikojnë që ta transferojnë sulmuesin e Bayern Munichut, Luca Toni, gjatë afatit kalimtar të janarit.