LAJMI I FUNDIT:

Baptistës nuk i intereson Manchester City

Baptistës nuk i intereson Manchester City

Sulmuesi brazilian, Julio Baptista, dëshiron të mbetet në Romë edhe krahas interesimit të Manchester Cityt.

27-vjeçari brazilian, i cili aktualisht është i aktivizuar në Kupën e Konfederatave me kombëtaren e Brazilit, u transferua te Roma verën e kaluar nga Real Madridi, dhe shënoi 9 gola në 27 ndeshje në sezonin e parë të tij në Serie A.

Ish-lojtari i Arsenalit u spekulua se është pjesë e planeve të Manchester Cityt, por sulmuesi dëshiron të mbetet në radhët e Romës.

“Nuk mendoj për largim nga Roma. Kam nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me Romën dhe dua të mbetem dhe t’i ndihmoj ekipit që në sezonin e ardhshëm të sigurojë një plasim më të mirë. Qëllimi ynë është të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar braziliani.