LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Mati 2 të shqetësuar me planin zhvillimor urban

Banorët e Mati 2 të shqetësuar me planin zhvillimor urban

Banorët e lagjes “Mati 2” në Prishtinë, janë shprehur të shqetësuar lidhur me vijat e ndërtimit që parashihen me Planin Zhvillimor Urban për këtë lagje. Banorët e kësaj lagje të re në kryeqytet po ashtu shprehen të shqetësuar edhe me procesin e shpronësimit për pronat ku parashihet të ndërtohet infrastruktura përcjellëse.

Banorët e kësaj lagje i kanë shprehur shqetësimet e tyre në një takim që kanë pasur me përfaqësuesit e drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës si dhe me ndërmarrje ndërtimore “ Infra-Plus”.

Me këtë rast siç njofton komuna e Prishtinës përmes një komunikate, banorët e kësaj lagje patën rasti të njihen me projekt-propozimin e hartimit të planit rregullues “Mati 2”, duke shprehur në këtë mënyrë mendimet e tyre lidhur pronat në të cilat planifikohet që të ndërtohen infrastruktura e kësaj lagjeje. /Telegrafi/