LAJMI I FUNDIT:

Bankat “shtrëngojnë” kreditë për bizneset e vogla

Bankat “shtrëngojnë” kreditë për bizneset e vogla

Bankat e nivelit të dytë kanë kushte të shtrënguara për dhënien e kredive për bizneset. Banka e Shqipërisë në një vrojtim të sajin për tre mujorin e dytë të këtij viti, vë re se bankat nuk japin kredi veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme.

Banka Qendrore arsyet kryesore që bankat kanë shtrënguar dhënien e kredive, kanë të bëjnë me ecurinë kredive me probleme, problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin e tij biznesi dhe situata makroekonomike në vend.

Ndërsa për individët, vlerësohet se bankat kanë qenë më pak shtrënguese falë rritjes së konkurrencës por edhe përmirësimit të gjendjes së likuiditetit. /Telegrafi/